CHECK IN

Sportelet tona hapen 2 orë para fluturimit. Ju preferojm që të kryeni kontrollin dhe verifikikimin e tiketës së paku 90 minuta para fluturimit.
Poashtu ju preferoj të percjellni informatat lidhur me fluturimin e juaj ne monitoret informativ dhe porosit me zë se i bëjn bashkpunëtoret e Aeroportit.
BAGAZHI

Si valixhe dore për shkaqe sigurie, është e lejuar vetem një për pasagjer dhe fluturim. Dimensionet e valixhes mund te janë deri 55 x 40 x 20 cm dhe me peshë maksimale 5 kg.
Ju rekomandojm të merrni vetëm ato gjëra se mund të ju nevojitet gjat fluturimit me aeroplan, medikamentet dhe në veqanti dokumetet e udhëtimit.
FEMIJET

Së paku 48 orë para moshes 24 muajshe, në linjat brenda Gjermanisë foshnjet udhëtojnë me 90 % zbritje. Merret parasysh mosha e foshnjes / fëmijës në ditën e fluturimit dhe jo mosha në diten e rezervimit.
Ju njoftojm se cdo fëmijë duhet të shoqërohet nga një i rritur. Per foshnje nuk parashikohet ulëse e veqant.
SHTATZENAT

Femrat shtatzëne, te cilat janë në javën e 28-të të shtatzënisë ose më pak, munden të udhëtojnë pa kufizime. Sidoqoftë, për femrat në javën e 29-të te shtatzënisë e më lart, duke përfshirë edhe javën e 35-të, kerkohet certifikata mjeksore që konfirmon se nuk do të ketë komplikime dhe konstaton daten e lindjes se foshnjës. Nga java e 36-të, femrave shtatzëna nuk u lejohet të fluturojnë.
